Mustafaj: Rama emëroi Çuçin për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit për zgjedhjet e 25 prillit

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj emërimi i Bledi Çuçit në vend të Sandër Lleshajt është strategji e Ramës për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj deklaroi se në këtë mënyrë Rama do të ketë në këtë ministri një person të butë siç e cilësoi ai, i cili do bindet të vërë policinë në dispozicionin e tij.

“Kryeministri po e mban nën kontroll për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që lidhen me karakterin e butë dhe të dobët të Bledi Çuçit. Rama nuk është karakter i butë siç dihet. Nëse ministri i Brendshëm do marrë urdhër të përdorë policinë për zgjedhjet që është vërejtur në dy dosje të hetuara, del që është përdorur policia e shtetit për zgjedhje. Po as Sandër Lleshaj nuk mund ta bënte. Nuk kanë munguar ligjet për të ndëshkuar shkelësit por ushtrimi i kompetencave që jep ky ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga fakti si u aprovuan ato dhe si u shkua në vazhdim të shkeljes së 5 qershorit nuk kam besim se do jenë më shumë se ligje në letër.   Policët këtu te ne marrin urdhra nga politika. Erdhi Edi Rama nga SHBA dhe policia u egërsua. Policia duhet të përballojë me dinjitet protestuesit që ka përballë. Mosbesimi i të rinjve te politika është shqetësues. Opozita duhet të jetë shumë më përpara se maxhoranca sepse përfaqëson shpresën“, deklaroi Besnik Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?