Mutacioni britanik mbërrin në Shqipëri?

Mutacioni britanik mund të ketë prekur edhe Shqipërinë. Dyshimet hidhen nga një rast i zbuluar në Gjermani, ku një 22-vjeçare që ishte kthyer me avion në këtë vend nga Shqipëria ka rezultuar pozitive me variantin britanik të Covid-19.

Siç shkruan e përditshmja ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, vajza u ishte nënshtruar testeve pasi kishte shfaqur shenja të lehta infeksioni. Identiteti nuk bëhet i ditur nga mediat gjermane, teksa është izoluar në karantinë në rrethin e Taunusit të Epërm, një qytezë 20 kilometra në veri të Frankfurtit. 22-vjeçarja përbën rastin e parë të infektimit me mutacionin britanik të koronavirusit në këtë zonë.

Autoritetet shqiptare thonë se deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast infektimi me mutacionin britanik të Covid-19 në vendin tonë. Drejtorja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se për verifikimin e këtyre rasteve dërgohen vazhdimisht mostra në institutin shëndetësor Sharite të Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?