Mutacioni i Covid-19 në Elbasan
Në Elbasan janë shtuar dyshimet për praninë e mutacionit të ri britanik të Covid 19. Tre persona janë të dyshuar, kjo pasi kanë bërë analizat në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Elbasanit janë ngritur dyshime se ka prani të mutacionit britanik. Më pas ISHP-ja, këto mostra i dërgon për analizim në Gjermani dhe prej andej do të vijnë përgjigjet e analizave për të konfirmuar nëse ka prani të mutacionit të ri britanik. Të tre personat vijnë nga vende të origjinës, aty ku virusi i ri është shfaqur.