Mutacioni i Covid-19, Tomini: Me rëndësi që të mësojnë nëse riinfekton

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, vendimi i parë që u dha është mbyllja e fluturimeve me Britaninë. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini foli edhe për mutacionin e ri që ka pësuar Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku rastet janë rritur ndjeshëm.

”Në javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve. Duhet të përdorim të njëjtat masa mbrojtëse, pasi flasim për të njëjtin grup virusesh që transmetohen nëpërmjet spërklave. Është shumë e rëndësishme të dimë nivelin e transmetueshmërisë. Të dimë sa agresiv është virusi, ndërkohë të dimë nëse riinfektohen personat që e kanë kaluar. Është një virus që po studiohet në mënyrë intensive dhe të rejat e fundit sërish që do t’i marrim nga raportimet e OBSH. Jemi herët për të gjykuar mbi efektin e vaksinës kundrejt këtij mutacioni”, u shpreh Tomini.

SHKARKO APP