Mutacioni i ri në Shqipëri, specialistët nuk përjashtojnë mundësinë

Shfaqja e variantit të ri të Covid-19 në vendin tonë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

Në daljet publike, Ministrja e Shëndetësisë si dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë kujdesur të mos dalin në përfundime direkte. Sipas tyre po tregohet kujdes në pikat e testimit të shpejtë për zbulimin e rasteve të mundshme.

Specialistët e Laboratorit në ISHP nuk përjashtojnë mundësinë që ky mutacion të shfaqet në vendin tonë. ”Ky mutacion do të vijë sepse është e pashmangshme. Janë mutacione që paraqesin më shumë transmetueshmëri krahasuar me SARS-CoV-2”, deklaron Iris Hasibra, specialiste në ISHP.

SHKARKO APP