Muxhahedinët marrin në punë 100 burra nga Manza, ja ç’tregojnë punëtorët

Mbi 100 banorë të Manzës janë punësuar në kampin që po ndërtohet për muxhahedinët . Prej 6 muajsh ata punojnë së bashku. Ata thonë se marrëdhënia midis banorëve vendas dhe muxhahedinëve iranianë është shumë e mirë dhe miqësore.

Enver Axhami banor: “Punoj që nga tetori e deri më tani te muxhahedinët. Janë njerëz shumë të respektuar. Derisa i ka sjellë shteti këtu, duhet t’i ndihmojë dhe t’iu gjejë edhe një vend për varreza. Deri tani, me ne janë sjellë shumë mirë. Janë komunitet shumë i afërt. Edhe ne do t’i respektojmë aq sa na kanë respektuar edhe këta. Përderisa na kanë mbajtur me punë, edhe ne do t’i mbajmë afër. I lutem edhe një herë institucioneve shtetërore, edhe bashkisë, përderisa i ka sjellë këtu, t’iu gjejë edhe një vend për varreza dhe mos t’i kompromentojë me popullin. Se edhe populli i Manzës është shumë popull i mirë, është mikpritës. Por derisa nuk ka vend as për vete për varrezat, i lutem bashkisë të bashkëpunojë për t’iu gjetur varrezat. Muxhahedinët janë njerëz shumë të mirë. Do t’i respektojmë sikur na kanë respektuar.”

Por Mentor Basha, një tjetër punëtor, thotë se shkak i debatit është mungesa e hapësirës në varrezat e fshatit dhe tokës që duan ta shesin banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
PUNETORET NE KAMPIN MUXHAHEDIN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?