“Muzgu” vë në pranga transportuesit e drogës

Policia e Elbasanit arriti të konkretizojë me sukses operacionin “Muzgu”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin një sasi droge të rëndë, e dyshuar heroinë.

Arjan Cani, 49-vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinci, 27-vjeç nga fshati Podgorie i Korçës, ishin duke transportuar rreth 505 gram heroinë drejt qytetit të Elbasanit.

Të dy ishin duke udhëtuar me makinat personale, teksa 27-vjeçari nga Korça kontrollonte rrugën, ndërsa shtetasi nga Berati mbante lëndën narkotike në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sekuestroi përveç heroinës, edhe dy mjetet e të arrestuarve dhe dy telefona celularë, ndërsa po heton për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë të shpërndarjes së drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?