Muzhaqi: Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe të rajonit, përparësi e jona

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e pranishme në një takim në Mal të Zi me anëtarët e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), tha se forcimi i rolit të të rinjve në shoqëri dhe shumë fusha të tjera si dhe rritja e bashkëpunimit në nivel rajonal, mbetet prioritet i qeverisë Rama.

”Në takimin me anëtarët e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), përfaqësues rinorë dhe përfaqësues nga GIZ, ku diskutuam mbi strategjitë për përmirësimin e menaxhimit të RYCO dhe përgatitjet për mbledhjen e ardhshme në Neum, Bosnje dhe Hercegovinë. Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe i gjithë rajonit është përparësi e jona, duke forcuar lidhjet me OSHC-të dhe duke e konsoliduar RYCO-n si një pikë kyçe bashkëpunimi për rininë”, shkruan Muzhaqi në postimin në rrjetet sociale.

Objektivi i përgjithshëm i RYCO-s është që të mbështetet shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor për të nxitur ruajtjen, ndërtimin e paqes, bashkëpunimin rajonal dhe mësimin ndërkulturor duke u ofruar të rinjve mundësi që krijojnë hapësirë për dialog, mësim të ndërsjellë dhe rritje të mirëkuptimit në të gjithë rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?