Muzhaqi: Programi i kodimit edhe në shkollat jopublike. Suksese dhe mbarësi fëmijëve dhe të rinjëve

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u uroi të gjithë fëmijëve dhe të rinjve anë e mbanë, një vit të suksesshëm dhe të mbarë shkollor.

“Suksese dhe mbarësi për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë!”, tha Muzhaqi duke shtuar se Programi i Kodimit në shkolla do të vijojë të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të klasave të para.

Ndër të tjera, ministrja Muzhaqi shprehet se tashmë edhe shkollat jopublike do mund të përfshihen në Programin e Kodimit në Shkolla, duke filluar me klasën e parë, realizuar kjo falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe AADF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do t’u sigurojë të gjitha shkollave jopublike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi, akses në platformë, trajnim për mësuesit dhe kurrikulën për t’u bashkuar në këtë program.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?