Myftiu i Elbasanit: Mos u mashtroni nga ISIS, shteti ti kthejë nga Siria
Në vend është rikthyer plaga e shqiptarëve që ndodhen në Siri, në krah të ISIS. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka ka reaguar për situatën shqetësuese. Ai u shpreh se është shqetësuese që shumë besimtarë myslimanë bien pre e mashtrimeve dhe rekrutohen nga grupe ekstremiste për të luftuar në shtetin sirian. Myftiu në një intervistë për mediet, i bën thirrje shtetit shqiptarë që ti kthejë këta qytetarë në vendin e tyre si dhe besimtarëve myslimanë që të mos bien pre e mashtrimeve, pasi mund të rrezikojnë edhe jetën. Një numër jo i vogël shqiptaresh kryesisht pas vitit 2012 shkuan individualisht, por edhe familjarisht drejt Sirisë për të luftuar krah ISIS, duke rënë pre e mashtrimeve për një jetë më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

