Myftiu i Tiranës: Në Siri, 140 shqiptarë
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra shprehet se pas zyrtarizimit të xhamisë së Mëzezit duke emëruar një imam ose hoxhë, shumë shpejt do të ketë edhe një zyrtarizim të xhamisë së Unazës së Re.
Po ashtu, Gurri shton gjithashtu se në Tiranë priten të ndërtohen edhe 5 xhami të reja dhe se besimi mysliman sipas tijj, është në rritje.
Ndërkohë, i pyetur mbi fenomenin e “xhihadistëve shqiptarë”, ai u shpreh se numri i personave të ikur nga Shqipëria drejt Sirisë ishte 140, ku mes tyre 18 ishin familjarë dhe pjesa tjetër individë. Në kryeqytet, sipas tij, janë në funksion 120 xhami të zyrtarizuara.
“Kur themi xhami jashtë kontrollit janë disa aspekte dhe duhen parë në disa këndvështrime. Së pari duhet parë çështja pronësore, së dyti çështja religjoze dhe së treti në kornizën e plotë juridike, nga ndërtimi deri te ligjërata apo predikimet, pra ajo çka përcillet nga feja islame për besimtarët që frekuentojnë xhamitë. Xhamitë të cilat janë lakuar në Tiranë, ishin ajo e Mëzezit dhe xhamia në Unazën e Re. Tashmë jashtë kontrollit ka mbetur vetëm një xhami, ajo e Unazës së Re, pasi xhamia e Mëzezit ashtu sikurse edhe është bërë e ditur e kemi zyrtarizuar dy ditë më parë”, pohoi ai për ‘Shqiptarja.com’.
KOHA JONË SONDAZH

