Myftiu Tërnava i Kosovës u prit nga Papa Françesku në Vatikan

Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, Papa Fançesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve mysliman në forum, si dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve.“Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve mysliman që po japin në këtë forum të përbashkët i cili ka për diskutim temën , “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papën për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast Myftiu Tërnava, Papës i dhuroi Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?