Mynyr Koni: Do vazhdoj garën për rektor

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot në një bashkëbisedim me gazetarët kryeministrin Edi Rama se i ka deleguar Emiljano Shullazit zgjedhjet për dekan dhe rektorin e Universitetin e Tiranës.

“Shullazi kërcënoi kandidatin Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara, ose të rrëmbej djalin. Për akademikun Dhori Kule ose cilido akademik në garë që ka marrë ultimatum, i them se do përgjigjet ai personalisht dhe jo Greku apo dikush tjetër. Rama u ndërsen bandat e tij akademikëve”,- tha ish-kryeministri. Berisha i bëri thirrje popullit të ngrihen kundër, ndërsa Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit Nishani të përdorë kompetencat e tij për të informuar në lidhje me këto veprime.

Ndërkohë kandidati për rektor u UT-së, Mynyr Koni, në një deklaratë në Facebook deklaroi se do të vazhdonte garën. Ai nuk ka komentuar deklaratën e Berishës për kërcënimet që ka marrë.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. I  kërkoj studentëve dhe stafit akademik që së bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike. Kandidati për rektor i UT-së.Prof. Dr. Mynyr Koni”,- thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP