Myslim Murrizi: Falenderoj demokratët e Kasharit që ishin në protestë!

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi në një reagim në rrjet sociale shprehet se partisë i kanë qëndruar besnikë atë që nuk kanë marrë asnjë kacidhe kur ajo ishte në pushtet, ndërsa ata që e “molën”, tani nuk duken.

“Një falenderim për demokratët e degës Kashar të pranishëm dje në protestë.

Prej 34 vitesh që është krijuar PD ka pasur “ dy” palë demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët idealistë, qëndrestarë dhe kurajozë që i kane dhënë frymë e shpirt PD kur ajo ka qenë në opozite dhe në ditët e saj më të vështira e që nuk kanë përfituar asnjë kokërr kripë në 13 vitet e pushtetit të PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe “demokratët” e pushtetit që e kanë përdorur PD si lopë për ta mjelë kur ajo ka “qumësht” e pastaj e braktisin kur PD është në opozitë dhe nuk ka “qumësht” për këta bythec e spurdhjakë politikë që bëjnë si parimorë e perëndimorë, kur në fakt janë thjesht vemje e frymor.

Në çdo protestë, pothuajse shef të njëjtët DEMOKRATË dhe të duket sikur je takuar çdo ditë me ta sepse ngjajnë në shpirt, në kurajo, në stoizmin e tyre qëndrestare dhe modest për kontributin e çmuar dhe tolerant ndaj jo pak palaçove që e duan PD vetëm kur ajo është në pushtet.

Respekt për çdo demokrat në çdo cep të Shqipërisë”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?