Myslim Murrizi merr “frenat” e Kuvendit (FOTO)

22 ditë pas zgjedhjes si nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka drejtuar seancën e parë plenare këtë të enjte. I gjithë debati në Kuvend u dominua nga diskutimet për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, u ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit. Murrizi zëvendësoi Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

Ndërkohë që po i jepte fjalën deputetit Ralf Gjoni, Murrizi tha me sportivitet se kjo është seanca e parë që drejtohet prej tij. Vetë Gjoni deklaroi se është i nderuar që Murrizi përfaqëson opozitën në atë pozicion. Edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli i uroi sukses Murrizit. “Ju uroj suksese në pozicionin tuaj fisnik”, u shpreh Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?