“Myslimanë mjekër-cjepër!”, tension në sallën e gjyqit

Procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj të akuzuarve si xhihadistë, është shoqëruar me tension gjatë ditës së sotme.

Shkak është bërë etiketimi i tyre nga dëshmitarja Nazmie Allxhaka, bashkëshorte e Mustafa Kuçit, që dyshohet se është rekurutuar nga të pandehurit për të luftuar në Siri.

Ajo i ka cilësuar të pandehurit, “myslimanë mjekër-cjepër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka bërë që njëri prej të pandehurve të lëshojë britma në sallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtari ka kërkuar që ai të nxirret nga salla, por të pandehurit e tjerë kanë thënë se nëse nxirret ai, do të largohen edhe ata.

Dhe kështu ka ndodhur, çka ka bërë që seanca të ndërpritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?