Myslimanët anglezë nuk lejohen të udhëtojnë drejt Amerikës

 

Një familje myslimane është larguar nga aeroplani në aeroportin Gatwick në Londër, prej nga duhej që të fluturonte për SHBA për të vizituar Disneyland .Muhamed Tarik Mahmud së bashku me vëllain e tij dhe nëntë fëmijë prej moshës 8 deri 19 vjeç janë ndaluar që të hipin në aeroplan me vendim të agjentëve të sigurisë.

Pa asnjë shpjegim, atyre u është thënë se leja për të hipur në aeroplan është shfuqizuar edhe pse të gjitha dokumentet i kishin marrë disa javë më herët.“Kjo për shkak të sulmeve në Amerikë. Ata mendojnë se të gjithë myslimanët janë kërcënim. Fëmijët janë mërzitur se nuk mund të shkojnë të vizitojnë kushërinjtë e tyre në Kaliforni”, tha Mahmud.

Udhëtarët e padëshiruar janë larguar nga zona kufitare pastaj edhe janë dëbuar nga aeroporti, ndërkohë që ende nuk janë rimbursuar për 9 mijë sterlinat e paguara për fluturimin.Kryeministri britanik David Cameron ka thënë se do të kërkojë sqarime nga SHBA për këtë sjellje ndaj shtetasve të Britanisë së Madhe.

Express

SHKARKO APP