Myslimanët festojnë Fiter Bajramin

 

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin.

Bajrami i Madh, vjen menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës agjërojnë duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Të shumtë kanë qenë besimtarët myslimanë të cilët në orën 06:00 mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të bërë faljen e Bajramit

Krerët e komunitetit mysliman bënë thirrje për paqe dhe harmoni.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përcolli dje mesazhin e urimit me rastin e festës së Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimane.

Muaji Ramazan këtë vit nisi më 18 qershor, dhe përfundoi më 16 korrik me festën e Fiter Bajramit.

Përpara festimit të kësaj feste të rëndësishme në kalendarin islamik, besimtatët shpërndajnë lëmoshë për tu solidarizuar me të varfërit që në tryezën e tyre të mos mungoj ushqimi.

SHKARKO APP