Myslimanët të votojnë,por drejtuesit e xhamive të mos përfshihen në fushatat e partive

 

Komuniteti Mysliman ka reaguar me një deklaratë për zgjedhjet e qershorit. Pasi së fundi është parë një imam që i jep përkrahjen kandidatit të PS për Tiranën, Erion Veliajt, gjatë një tubimi elektoral.

Komuniteti Mysliman ka reaguar me një deklaratë për zgjedhjet e qershorit.Në deklaratë thuhet se ata janë të paanshëm dhe askush nuk duhet të bëjë fushatë ne emër të fesë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.

Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre,” –thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP