Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk je vetë që s’ke nder, gratë dibrane janë burrnesha
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Dibër, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për fjalimin e mbajtur dje në Peshkopi. ”Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur. Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën: Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës të trashëguar brez pas brezi!
Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë. Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve. Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste. Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!
E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet. Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet! Më 11 maj, ne lidhim sërish besën për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë! Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”.
KOHA JONË SONDAZH

