Mziu: Së shpejti zgjedhje vendore dhe qendrore të parakohshme që do të rrëzojnë Ramën
I ftuar në Syri Tv, ish-kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duke folur për situatën politike në vend, shprehu bindjen e tij se së shpejti do të ketë zgjedhje vendore dhe qëndrore, të cilat do të bëjnë të mundur rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Mziu tha më tej se edhe vetë socialistët nuk e besojnë më Ramën.
“Besoj që propaganda e financuar nga Rama ka bërë maksimumin dhe shumë prej tyre që kanë besuar te ai, tani kanë filluar të pendohen, të bëjnë deklarata të kundërta nga ato që dhanë para 30 qershorit. Ne do të shkojmë në zgjedhje jo vetëm për pushtetin vendor por edhe për atë qendror. Sot që po flasim kemi për shkak të përdorimit të drogës një parlem të qeverisur nga një parti politike. Kemi këshillat pluralistë që i përkasin një partie poltikë dhe besoj që kjo është e paimagjinueshme. Sot qeveris një parti me 13.5 përiqnd, ndërkohë që edhe në kohën Enver Hoxhës ishte mbi 95 për qind. Madje në kohën e Enverit kishte disa që nuk donin të shkonin dhe kur vinte puna bënin punë bindëse politike për ti bindur. Duhet të kujtojmë që kemi 170 mijë persona në administratë shtetëorë dhe që kanë nga dy persona në familje, që kanë shkuar në votime, dhe këta janë detyruar ose kanë qenë kundër”, tha ai.
Duke ndaluar të Kamza, Mziu foli edhe specifikën e këtij qyteti që nuk ka më shumë se 23 vite jetë.
“Kamza është me një specifikë të ndryshme, për shkak të njerëzve dhe duhet menaxhuar. Qyteti i Kamzës është qyteti më i ri, është qyteti produkt i pluralizmit. Sot ka 140 mijë banorë dhe ka 23 vite jetë. Kam qernë një nga banorët e parë të Bathores dhe jam njëri prej tyre. Unë e kam bërë detyrën më shume dashuri dhe angazhim. Kur kam biseduar me Berishën në vitin 2007, në këtë qytet kishte një infrastrukturë të pakëndshme. Nuk kishte rrugë, shkolla, kopshte. Dhe në takimin me të më tha që insitucioni juaj dhe qeveria të bëjnë të pamundurën që të kapin trendin e zhvillimit modern. Dhe që nga ajo kohë edhe më fondet e Bashkimit Evropian janë ndërtuar 21 shkolla deri në vitin 2017”, tha Mziu.