N/kryetarja e LSI Pogradec, Marjeta Biba: Zëri i grave, zë i rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i LSI Pogradec Gentian Çala ka postuar në Facebook foto nga një takim i koordinatores së LGI dhe njëherazi N/kryetare e LSI Pogradec Marjeta Biba me gra të Gurasit në Njësisë Administrative Buçimas.
Në takim Biba theksoi në takim se gjendja ku është katandisur vendi nga keqqeverisja kërkon mobilizimin dhe kontributin e të gjitha zonjave dhe motrave tona për ndryshim.
Postimi: 
Në Guras, të Njësisë Administrative Buçimas, atje ku Marjeta dhe zonjat u ulën këmbëkryq për të treguar se zëri i tyre duhet të dëgjohet. Në takim u theksua se fushata është për ndryshimin e Shqipërisē dhe rikthimin e shpresës, duke mbështetur LSI-në dhe integritetin e përfaqësuesve të saj.
Zonjat do të angazhohen për një të ardhme më të mirë, për më shumë mundësi për të rinjtë, për fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre.
Marjeta theksoi në takim se gjendja ku është katandisur vendi nga keqqeverisja kërkon mobilizimin dhe kontributin e të gjitha zonjave dhe motrave tona për ndryshim.

SHKARKO APP