”Na çau tr*in”, Mziu-Shehajt: Papagall! Je bërë regji e Ballukut

Fyerjet dhe sherret nuk kanë munguar as në seancë plenare në Kuvend ditën e sotme. Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi. Ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur ”papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por pa e finalizuar.

Mziu: Pusho papagall. (Merr shishen e ujit në dorë, por nuk e hedh, lëshon një fyerje “të q… robt” dhe vijon fjalën). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre… (Shehaj vijon flet nga foltorja duke bërë video)…

Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.

Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!

SHKARKO APP