”Na e bëtë ujësjellësin si kantinë vere”, Artan Hoxha: Vlora vuan për ujë të pijshëm dhe përmbytet si Venezia

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë një video nga fjala e këshilltarit të opozitës, Gjergji Nika, mbajtur gjatë debatit në Këshillin Bashkiak të Vlorës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. ”Ndërkohë, qyteti i Vlorës, anës detit dhe rreth malit, vuan për ujë të pijshëm dhe përmbytet si Venezia sa herë bie shi”,-shkruan Hoxha.

Postimi i plotë

”Na e bëtë ujësjellësin si kantinë vere, o burri i dheut tani. Ore, po na çmendni, po na bëni të ikim nga vendi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është fjala e këshilltarit të opozitës, Gjergji Nika, mbajtur gjatë debatit në Këshillin Bashkiak të Vlorës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, qyteti i Vlorës, anës detit dhe rreth malit, vuan për ujë të pijshëm dhe përmbytet si Venezia sa herë bie shi. Ndërsa pushteti ka menduar që, meqë nuk kanë ujë për të pirë, t’u rrisë ca çmimin, a thua po u shet verë kantine.

Kurse udhëheqësi ynë është investuar personalisht që ujin e Tragjasit ta kalojë malin dhe të furnizojë rezortet e oligarkëve në Palasë e Drimadhë, se ata i kanë vilat me pishina të mëdha dhe duan ujë të freskët mali, për t’u pastruar kripën e detit Jon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?