”Na fal që nuk të shpëtuam”, e afërmja e 32-vjeçares që u v*ra nga ish-burri në SHBA

Suela Saliaj u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj në Florida të SHBA-së. Një ngjarja që ka prekur opinionin publik, dhe një e afërme ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj. Ajo shprehet tepër e lënduar për ngjarjen e rëndë duke kërkuar edhe falje pse nuk arritën të bënin asgjë për ta shpëtuar 32 vjeçaren.

Mesazhi i plotë

Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën.

Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian.

Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty! Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Të duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe.

SHKARKO APP