”Na grinë këta të dyshekëve me telefonata”, deputeti: Mban njeri përgjegjësi për të dhënat?

Deputeti iPD-së Saimir Korreshi i njohur që flet për shqetësimet reale të popullit, këtë herë ngriti një shqetësim që shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. I pranishëm në seancën dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Korreshi foli për telefonatat që vijnë nga kompanitë e reklamave.

Deputeti duket se ka dalë në përfundimin se kompanitë që të marrin në telefon për ofertat e dyshekëve, përpos numrit të telefonit, kanë akses në të dhëna të tjera demografike të qytetarëve, si mosha, vendbanimi e të tjera.

“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefona. Vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera”,-tha deputeti. Komisioneri Besnik Dervishi e pranoi se kjo është një çështje që mbetet shqetësuese.

SHKARKO APP