“Na jep 300 mijë lekë ose të nxorëm në FC pa brekë!”

 

 

“Na jep 300 mijë lekë ose do të publikojmë fotot dhe videot e tua intime në Facebook”, -kjo ishte kërkesa e dy të rinjve nga Berati që i bënin një vajze nga ky qytet.

Shtetasit Marjus Doko dhe Pandaleimon Zhonga u arrestuan nga Policia e Beratit pas denoncimit të bërë nga vajza e rënë pre e shantazheve.

Këta persona i kërkonin vajzës me inicialet A.K. shumën prej 300 mijë lekësh, ose në të kundërt do të nxirrnin videot e saja intime.

Por, e reja bëri denoncim në polici, çka çoi në prangosjen e djemve.

Njoftimi i policisë

Kërcënonin se do t’i publikonin në rrjetin social facebook foto e video intime të saj, arrestohen dy shtetasit

Nga ana e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Marjus Doko,  19 vjeç, banues në Berat,

-Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, banues në Berat.

Arretimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës psikologjike shtetasen A.K, në rrjetin social facebook, duke i kërkuar një shumë prej 300.000 mijë lekë të vjetra, me qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme, për veprat penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”  e kryer në bashkëpuncim, parashikuar nga nenet 190/b dhe 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP