“Na jep lekët”, vidhet institucioni financiar tek “Shqiponja”, grabitësit arratisen me motor
Aktualitet E Martë, 16 Qershor 2020 22:29
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një institucion financiar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek ish-sheshi Shqiponja.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e këtij institucioni dhe nën kërcënimin e armës dhe kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak. Fill pas grabitjes, ata janë larguar me motor.
Aktualisht policia po vijon aksionin për kapjen e autorëve.