“Na kapën me forcë për fyti”! Denoncimi: Policia na terrorizoi

Familjarët e shtetasit Emran Shabaj, i cili u arrestua pasi akuzohej për pengim të procesit zgjedhor, kanë reaguar duke hedhur akuza të forta ndaj policisë. Familjarët e të arrestuarit shprehen se policia i ka dhunuar dhe terrorizuar, duke iu shkuar në banesë që në orët e para të mëngjesit.

Gjyshi i Emranit, Osman Shabaj, ka deklaruar se familja e tij është dhunuar nga policia vetëm se nuk kanë dashur të votojnë. “Nipi nuk ka bërë asgjë dhe është arrestuar pa të drejtë”, është shprehur i moshuari.

Gjithashtu, shtetasja Jetmira Shabaj është shprehur se policia e ka dhunuar atë, duke i lënë shenja në qafë. Të njëjtën gjë pretendon edhe vëllai i të arrestuarit, Bekim Shabaj, i cili sqaron se ndonëse pak ditë mirë ka dalë nga Spitali i Traumës, është dhunuar duke u kapur me forcë në fyt dhe duke rrezikuar që të krijojë sërish komplikacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të revoltuar familjarët e Emranit i quajtën “serbë” efektivët e policisë, të cilët sipas tyre, kanë hyrë në mënyrë skandaloze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emran Shabaj është nipi i Fazes Shabes, ish-kryetar i komunës Postribë për shumë vite, nën siglën e PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?