“Na shkatërruat shtëpitë, tani do na lini pa bukë”. Nënë Liza i bashkohet protestës përpara Kryeministrisë
Protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë i është bashkuar dhe nënë Liza nga zona e 5 majit, së cilës i prishën shtëpinë pak ditë më parë.
Duke folur në mes të qytetarëve, nënë Liza tha se mirë që i shkatërruan shtëpinë, tashmë duan të lënë popullin edhe pa bukë.
“Popull çohuni në këmbë se nuk bëhet ndryshe. Unë jam nënë Liza. Këta na shkatërruan shtëpitë, meqënëse na i prishi shtëpia, do të na lërë dhe pa bukë. Duam bukë dhe duam shtëpia. Po të jetë burrë, do të dalë me këtë popull. Falenderoj gjtihë popullin shqiptar, të dalë në protestë” – tha nënë Liza.
KOHA JONË SONDAZH

