“Na u premtua falja e taksës së bashkisë”, shoqatat e transportit ndërqytetas: Marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje

Shoqata e transporti ndërqytetas ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë për shkak të situatës së rënduar që është krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata kanë kërkuar që të ulet TVSH e biletës në deri 10%, ashtu siç pretendojnë se u është premtuar. Më tej ata janë shprehur se dëmi më i madh po u bëhet edhe nga transporti informal.

Më tej Shoqata e transportit ndërqytetas është shprehur se nuk marrin zgjedhje në 10 ditët e ardhshme do të marrin masa deri në pezullimin e këtij shërbimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Në krye të 10 ditëve marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje. Po dëmtohemi nga transporti informal. Shteti na premtoi ndihmë. Nuk po marrim ndihmën e duhur. Të paktën për kohën që ishim mbyllur të na përgjysmonin taksën. Na u premtua falja e taksës së bashkisë, pastaj na thanë paguajeni. Puna jonë nuk ka vlerë financiare. Filluam punë, por jemi në vështirësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mendojmë se duke negociuar. Sot ta mendojnë ne kërkojmë taksën e bashkisë dhe informalitetin që nesër. nuk do rimbyllemi si transport, por edhe ne do dalim para bashkisë, se kështu i bie. Do mblidhemi aty. Nuk ka rritje bilete duke negociuar me qeverinë dhe duke pritur që ata të na përkrahin. Rritjen e biletës e ka në dorë shteti ata e ulin dhe e rrisin. Por ne po presim dhe tvsh e biletës ku na është premtuar se do ta ulin deri në 10%. transporti informal po na mbyt. Transporti më i sigurt jemi ne se po dizinfektojmë autobusët në çdo udhëtim.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?