Naço: Presidenti s’mund të jetë Kryetar i KLD

 

Reforma në drejtësi do të kërkojë ndryshime të thella të kushtetutes.

Kështu u shpreh ministri Drejtësisë Nasip Naco, sipas të cilit Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë më në postin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe se të gjitha kompetencat e tij duhet ti marrë Kreu i Gjykatës së Lartë.

Sipas tij ka ardhur koha që drejtësia të ndahet njeherë e mirë nga politika.

 “Pasi KLD është pjesë e axhendës së një reformimi të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar edhe njëherë pjesmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si kryetar i KLD dhe duke ja kaluar këto kompetenca kryetarit të Gjykatës së Lartë”, tha Naco, i pranishëm në tryezën për reformën në drejtësi.

Duke marrë fjalën në tryezë, Presidenti theksoi se fryma e vetëqeverisjes në KLD, kushtetutbërsja e ka futur me qëllim të caktuar për ta bërë gjykatën të pavarur nga ndërhyrjet e legjislativit dhe ekzekutivit.

"Në një shoqëri demokratike marrëdhnëiet midis autoritetit politik dhe atij gjyqësor jo rrallë krijojnë probleme dhe përplasje. Ato janë akoma më të mprehta dhe krijojnë konflikte në një shoqëri që ndodhet në fillimet e proçeseve demokratike apo në tranzicion”, tha Nishani.

Sipas tij vendi është në një proces të rëndësishëm reformash të cilat kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve.

SHKARKO APP