Naco prezanton këshilltarët në Kucovë: Reforma territoriale garanton investimet

 

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar në qytetin e Kuçovës emrat e këshilltarëve të LSI-së për Këshillin Bashkiak.

Pas prezantimit të listës me emrat e 31 këshilltarëve të kësaj partie, Naço duke deklaruar arritjet e qeverisë në realizimin e reformave të rëndësishme, siç ka qënë reforma territoriale është shprehur se, fitorja e kandidatit të majtë  për këtë bashki, Selfo Kapllani, do të sjellë investime të rëndësishme në këtë qytet.

Sipas tij do bëhen investime në sektorin e naftës, për ta shndërruar këtë në një sektor me kapacitet të plotë, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë vende të reja pune dhe më shumë mirëqënie për qytetarët e Kuçovës.

Naço ka premtuar nga Kuçova se së shpejti do të fillojë ndërtimi i rrugës nacionale Urë Vajgurore-Kuçovë, do të rikonstruktohen kopshte e çerdhe si dhe do të investohet në sektorin bujqësor.

Duke deklaruar se në zgjedhjet e 2-viteve më parë,në qarkun e Beratit LSI-ja arriti të marrë 22 000 vota, Naço u ka kërkuar qytetarëve të Kuçovës të votojnë në zgjedhjet e 21-Qershorit Selfo Kapllanin dhe LSI-në, e cila ka përzgjedhur kandidadët më të mirë për këshilltarë në këshillin bashkiak të këtij qyteti.

Ndërsa, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane,  Selfo Kapllani, ka premtuar para qytetarëve të Kuçovës më shumë investime në 4-vitet e ardhshme në të gjithë sektorët jetikë, pasi, siç u shpreh ai, do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin e të gjitha projekteve që parashikon programi i tij për këtë qytet.

Në listën e 31 këshilltarëve të LSI-së për bashkinë Kuçovë,50% janë femra dhe 30% të rinj.

SHKARKO APP