Naco: Të inspektohen vendimet gjyqësore ndaj Sokol Mjacajt

 

Ministri i drejtësisë, Nasip Naco kërkon nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqesore dhënë ndaj Sokol Mjacaj, autor i dyshuar i vrasjes së dy turistëve cek, të premten në Dukagjin të Shkodrës.

Sipas ministrit të Drejtësisë, inspektimi duhet të konsistojë në verifikimin e vendimeve ndaj shtetasit Mjacaj.

Naço ka kërkuar të dërgohet grupi i inspektimit në Gjykaten e Rrethit Shkodër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër Sokol Macaj është dënuar më parë dy herë nga Prokuroria.

Në 2010 ai u dënua nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 4 vite burg, për vjedhje me pasoja vdekjen në bashkëpunim të një fëmije 13 vjeçar në Shkodër. Pas kryerjes së këtij dënimi, Mjacaj u dënua përsëri në 2014 me 1 vit burg pasi u akuzua për grabitje.

Një muaj pas dalies nga burgu, në 3 korrik të 2015 ai kreu një tjetër vrasje në Prekal të Dukagjinit, këtë herë, të dy turistëve çek të cilët kishin ardhur për të eksploruar natyrën shqiptare.

Arsyeja e kësaj vrasje siç e ka pranuar edhe vetë autori është tentativa për të vjedhur makinën e dy turistëve çek dhe në momentin që ai ka hasur në rezistencën e tyre i ka qëlluar me plumba në kokë.

SHKARKO APP