Nafta me squfur, rrezik i lartë në Shqipëri

Inspektoriati Shtetëror Teknik  dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion  litra karburante jashtë standarteve.

Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj.

Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e emetimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Gjatë 2015 në Shqipëri janë bllokuar 95 subjekte të tregtimit të karburanteve si dhe 10 milion litra karburant jashtë standarteve, shkruan Ora News.

Kryeinspektorja e Inspektoriatit Teknik dhe Industrial Ejana Xhixha deklaron se janë realizuar inspektime në të gjithë territorin.

Squfuri vlerësohet si një prej elementëve më problematikë të hasur në karburante.

Ejana Xhixha: “Kryesisht kanë të bëjnë me përqindjen e squfurit dhe përqindja e squfurit sipas standartit shtëtëror të kërkuar është 10 pjesëza për million ndërkohë që ne kemi konstatuar nivele shmangie nga 10 në 17.”

SHKARKO APP