Nafta në bregdetin e Durrësit, Panariti: Ndotja, vetëm sipërfaqësore

 

Nga derdhja e vajit të djegur nga anija që nuk është identifikuar ende në bregdetin e Durrësit, situata po përmirësohet dhe ndotja konsiderohet vetëm sipërfaqësore.

Këtë e pohoi sot ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sipas të cilit ndotja e detit me vajra të djegur është një ngjarje kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm.

Ndërsa shpjegoi se angazhimi i menjëhershëm i autoriteteve për të pastruar ndotjen në 3 km vijë bregdetare, ka bërë të mundur heqjen e një pjese të rërës së ndotur.

Kreu i Bujqësisë bëri me dije gjithashtu se vendimi për pezullimin e peshkimit, nuk është për peshkimin në thellësi por për amatorët në bregdet.

Ndërsa Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të angazhuara në plazhin e Durrësit në operacionin e pastrimit të ndotjes së shkaktuar gjatë ditës së djeshme. Kurse Forca Detare dhe ajo Ajrore janë të përfshira në monitorimin dhe punën për zgjidhjen e situatës së krijuar në plazh.

SHKARKO APP