Nafta në Shpirag, zv/kryeministrja Balluku tregon sa fiton Shqipëria

Këtë të mërkurë zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregoi se çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga zbulimi i naftës në zonën e Shpiragut. Ajo tha se fitimet mund të arrijnë deri në 1.5 mln dollarë.

“Do të jetë 10% renta minerare, tatim fitimi në masën 50%, bonsui i prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë kur prodhimi arrin 15 mijë fuqi, 1.5 mln dollarë kur arrihet 30 mijë fuqi”, tha Balluku.

Nisur nga këto të ardhura, zv/kryeministrja Balluku tha se këto para do të menaxhohen nga një Fond Sovran. “Nuk janë të ardhura 500 mln në vit, por flasin për të ardhura shumë të larta që do të menaxhohen nga Fondi Sovran, përfitimi do të jetë i prekshëm për të gjithë”, shtoi ajo.

Për naftën e gjetur në Shpirag si ajo e Arabisë Saudite, kryeministri Edi Rama bëri me dije se impakti i gjithë kësaj zone të re të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik do jetë i jashtëzakonshëm. Rama theksoi se është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare. Sipas tij, përfitimi ekonomik e financiar nga kjo pasuri, do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave, do impaktojë sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve.

SHKARKO APP