Naftë në bregdetin e Durrësit, banorët të alarmuar

 

Ndotja e bregdetit të Durrësit me naftë, duket se i ka alarmuar banorët e këtij qyteti, të cilët edhe kanë kryer denoncimin përkatës.

Sipas tyre, mesa duket një sasi karburanti është hedhur në këtë bregdet, duke shkaktuar ndotje të dukshme të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, raportohet se ndotja ka ndodhur në sektorët ‘Hekurudha’ dhe ‘Apollonia’ në bregdetin e Adriatikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa dyshimet e para janë se një anije ka bërë pastrimin dhe e ka hedhur karburantin në det.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?