Naftë në vend të ujit, dëme nga mungesa
Çarja e shpeshtë e një tubacioni qe transporton naftë dhe gaz, nga puset e naftës ne rafinerinë e Ballshit, ka shkaktuar dëme te konsiderueshme tek banorët e fshatrave Drenove dhe Belishovë në Mallakastër.
Pellgje me naftë vazhdojnë të helmojnë tokën, ndërsa nuk kursejnë as bletët dhe bagëtitë. Vetëm pak kohë me parë, ky bletërritës humbi 30 koshere me bletë nga çarja e tubacionit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për dëmin që i’u shkaktua.
Banorët e këtyre fshatrave janë të detyruar të përshkojnë disa kilometra për të mbushur ujë, pasi edhe puset e ujit qe kanë në shtëpitë e tyre janë të mbushur me naftë dhe solar.
Si pasojë e ndotjes se ajrit është rrezikuar edhe jeta e banorëve, sidomos e fëmijëve, ndërsa nga rrjedhja e naftës është shkatërruar një pjesë e madhe e tokave bujqësore.