Naftëtarët e ARMO-s: Nëse s’ka zgjidhje, sërish në Tiranë

Ende naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh, nuk kanë gjetur qetësi. Ata paralajmërojnë sërisht për protesta, nëse nuk gjejnë zgjidhje për pagat e prapambetura.

Ata janë paguar për muajin nëntor, por nuk dihet se kur do marrin pagën e dhjetorit. Mbi këtë nafëtarët kanë thënë se mund të nisen drejt Tiranës.

“U paguam për muajin nëntor, por s’kemi marrë pagën e dhjetorit. Na kanë thënë që s’dihet kur do e marrim. Kemi kërkuar takim me Prefektin. Në rast se nuk gjejmë zgjidhje, do udhëtojmë sërish drejt Tiranës”, paralajmëruan naftëtarët e ARMO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Naftëtarët kanë të prapambetura pagat e 12 muajve të mbartura vite më parë. E gjithë kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e borxheve të kompanisë ARMO për shkak të keqmenaxhimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?