Naftëtarët e Ballshit: Kërkojnë 13 paga që nga viti 2017, avokati na mashtroi

340 naftëtarë të rafinerisë së Ballshit, ende nuk kanë marrë ende 13 pagat e prapambetura pasi ju duhet vendimi i gjyqit nga ish-sindikata. Për kërkesat e tyre, 340 naftëtarët kanë autorizuar avokatin Bashkim Merkaj, duke depozituar në llogarinë bankare nga 5 mijë lekë të reja secili.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit Sokol Dautaj thotë se do të bëjnë kallëzim te krimi ekonomik, pasi që prej vitit 2017 ky problem ka qëndruar në heshtje.

“Gjyqi për pagat është i zhvilluar ka vendime për tre grupime, se gjyqi ishte i ndarë në 4 grupime, dhe një grup kanë derdhur lekë në adresën e avokatit, por çuditërisht çështja nuk është nisur si procedim në gjykatë. Pagesat kanë kaluar nëpërmjet bankës te ish-kreu i sindikatës dhe pastaj avokati. Janë 340 persona dhe një 50 mijë lekësh i vjetër nga të gjithë. Tani gjyqi duhet të zhvilluar, procesi është i tejzgjatur prej 2017. Avokati është Bashkim Merkaj, por ka justifikime nga më të ndryshmet. Ndihemi të mashtuar sepse janë 4 vite, dhe një person i autorizuar në rrugë ligjore, duhet të vinte”, tha Sokol Dautaj.

SHKARKO APP