Naftëtarët e Ballshit në grevë, avokati tregon dy mënyrat sesi zgjidhet shqetësimi

Prej 16 ditësh vijon greva nga naftëtarët e Ballshit. Avokati Adriatik Lapaj, thotë se në kushtet kur ka një vendim gjykate të formës së prerë në favorin e naftëtarëve, shteti duhet të ndërhyjë përmes përmbarimit dhe të bëjë sekuestrimin e aseteve të kompanisë.

”Kjo në pamje të parë është një marrëdhënie mes privatëve, sepse ajo është një kompani private dhe naftëtarët kanë qenë të punësuar në këtë kompani. Por, në dijeninë time naftëtarët kanë një vendim gjykate, që është detyrim për t’u zbatuar. Në këtë kuptim, mund të hyjë shteti përmes mekanizmave të veta siç është përmbarimi, ne kemi përmbarim shtetëror dhe përmbarim privat. Unë mendoj se një nga raste tipike kur duhet ekzekutuar nga përmbarimi shtetëror. Problemi është që ndoshta nuk ka qasëte kur të ekzekutohet nuk ka llogari, pasi ndoshta ajo kompani është fantazmë apo ka ikur”, tha ai . ”Euronews”.

Ai shprehet më tej se shteti shqiptar duhet të tregojë “vijat e kuqe” për kompanitë, të cilat vijnë dhe shfrytëzojnë pasuritë tona publike. Sipas tij, në kushtet aktuale shteti duhet të fusë në lojë mekanizmat e veta, ndërsa shton se kjo duhet zgjidhur përmes një ligji të posaçëm në Parlament, i cili do garantonte pagat e naftëtarëve.

SHKARKO APP