Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, kërcënojnë me grevë urie

Naftëtarët e Ballshit janë duke protestuar sot për të disatën ditë, pasi prej shtatorit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Protestuesit përveç pagës, kërkojnë dhe rifillimin e punës, pasi ajo është pezulluar. Nëse nuk bëhet diçka ata paralajmërojnë grevë urie.

Njëri prej protestueve shprehet: Që prej shtatorit nuk marrim rrogat, jemi pa bukë. Duam rrogat”
Po ashtu, njëzëri naftëtarët kërkuan dhe pagesat e sigurimeve.

Deri më tani nuk dihet se si do të vijojë protesta e naftëtarëve si dhe çfarë zgjidhje do u jepet kërkesës së tyre.

SHKARKO APP