Naftëtarët e Ballshit vijojnë protestën para uzinës, paralajmërojnë grevë urie

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë, ndërsa kanë paralajmëruar hyrjen në grevë urie.

Mësohet se punonjësit janë mbledhur para uzinës, ndërsa shtuan se në Tiranë nuk iu dëgjua zëri.

E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar.

SHKARKO APP