Naftëtarët fillojnë sërish protestat, kërkojnë pagën e luftës dhe rifillimin e punës
Punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë filluar sërish protestat e tyre. Ata janë mbledhur sot para prefekturës së Fierit, ku kërkojnë plotësimin e disa të drejtave që kanë.
Ata ngrenë shqetësimin se prej 8 muajsh janë të papunë dhe kanë përfituar vetëm 1 pagë lufte, e cila nuk iu del aspak për të mbajtur familjen.
Naftëtarët lkërkojnë zgjidhje të menjëhershme në lidhje me pagat dhe rifillimin e punës.
Nderkohë një pjesë e naftëtareve janë mbledhur edhe përpara uzinës në Ballsh.