Naftëtarët në grevë, Vasili: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Aktualitet E Hënë, 19 Tetor 2020 16:24
Nënkryetari i LSI-së, Petri Vasili, ka folur në lidhje me letrën që LSI-ja iu ka dërguar institucioneve të drejtësisë, ku përmes saj kërkohet të gjendet zgjidhje për shqetësimin e naftëtarëve. Nga ana tjetër, ai thotë për ”euronews” se përgjegjësit e kësaj situate duhet të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për djersën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej më shumë se 20 ditësh vijojnë të kërkojnë 26 pagat e prapambetura.