Naftëtarët në protestë: Ligji s’po zbatohet, të ndërhyjë Rama
Ish-naftëtarët janë mbledhur para Prefekturës së Fierit, aty ku zhvillojnë një protestë, e cila nuk është për herë të parë. Qëllimi i kësaj proteste është që qeveria të mos zbatojë statusin për ata që e kanë marrë kartonin dhe ndaj atyre që presin ta marrin.
Shqetësimi i tyre është se nuk kanë marrë statusin pasi komisioni që punon për shqyrtimin e dokumenteve të naftëtarë, nuk mblidhet.
Ata i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të rikthejë në funksione këto kominisone, ndërkohë që ka më shumë se 1 vit e gjysëm që Kuvendi ka miratuar ligjin për statusin por naftëtarët ende nuk kanë përfituar prej tij.
Naftëtarët shprehen se kanë mbi 30 vjet punë dhe janë të pakënaqur nga ky trajtim dhe indiferentizëm i institucioneve shtetërore.
KOHA JONË SONDAZH

