Naftëtarët në protestë: Nuk pranojnë të regjistrohemi si të papunë

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit, kanë kundërshtuar vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë.

Ata kanë dalë sërisht në protestë, dhe kundërshtojnë të drejtohen në zyrat e punës për tu regjistruar si të papunë. Ata dolën përpara prefekturës duke deklaruar se “110 mijë lekë të vejtra në muaj nuk na dalin”.

Duke e konsideruar vendimin e ministrisë së Ekonomisë qesharak dhe tallës ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi është qesharak dhe talles. Jemi specialistë, duam të hapet uzina pasi shkakton plagë sociale”,-thanë naftëtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?