Naftëtarët në protestë: Rafineria e Ballshit po shkon për skrap

Prania e makinave të tonazhit të rëndë në ambientet e Rafinerisë së Ballshit, alarmoi naftëtarët të cilët rendën pas tyre, duke bllokuar portën hyrëse.

Dyshimet i kanë se këto mjete janë dërguar nga kompania private që e administron Rafinerinë, për demontimin e saj. Ky proces për ta do të ishte fikje e çdo shprese për rikthimin e tyre në punë.

Për më shumë se 3 vite naftëtarët nuk po e ushtrojnë profesionin e tyre dhe kërkojnë që të mos shkojë për skrap ai që ishte burimi kryesor i të ardhurave për qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shumë përpjekjesh, naftëtarët u njoftuan se një grup pune do të ngrihet nga Ministria për të dakordësuar dhe zbuluar më tepër, rreth situatës që po ndodh në Ballsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?