Naftëtarët, rafineria rinis punën. Gratë në protestë

Rafineria e përpunimit të naftës në Fier, i është rikthyer punës, por disa punjonjëse protestuan në hyrje të uzinës, duke kërkuar rikthimin në punë dhe likuidimin e shtatë pagave të prapambetura.

Ato akuzojnë menaxherët se pas rinisjes së punës në rafineri, rekrutimet janë kryer duke bërë diferencime gjinore. Deri tani, sipas tyre, janë rikthyer në punë 25 punëtorë burra, ndërsa rreth 70 të tjerë, pjesa më e madhe gra, nuk janë thirrur.

“Shtatë muaj pa të ardhura. Drejtori nuk përgjigjet në telefon. Kujt t’i kërkojmë ndihmë? Duam atë që na takon. Kanë marrë ata që i duhen për remont dhe gra nuk duan”, thonë punonjëset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato shtojnë se u është bërë presion që të heshtin, ndaj kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë për të ndihmuar kundër diskriminimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?